- Korrieri merr në dorëzim pakot në ambientet tuaja dy herë në ditë, siç është përcaktuar në marrëveshje.
Klienti plotëson Formularin Shoqërues AC të pakos si dhe Manifestin Shoqërues, i cili përmban të gjitha elementet e nevojshme.
Ngarkimi realizohet në praninë dhe mbikëqyrjen e korrierit AC dhe magazinierit të Klientit. Pas procesit të ngarkimit palët firmosin dokumentet e shoqërimit.
- Pas procesit të përpunimit në ambientet e AC, dërgesat nisen për shpërndarje në destinacionet përkatëse, sipas të dhënave të Klientit.
- Përfaqësuesi (agjenti) i AC kontakton me telefon Marrësin e pakos për të konfirmuar dorëzimin e saj.
- Pas dorëzimit të pakos në destinacion, regjistrohen të dhënat në programin operacional të AC (postës).
- Në fund të çdo procesi realizohet edhe mbyllja financiare e dërgesës.
- AC i dërgon Klientit faturën mujore pas konfirmimit elektronik.
- Pagesa mund të bëhet në cash, çek ose transfertë bankare.
- Zyrat AC janë të hapura nga ora 09.00 deri 19.30. Nëse keni nevojë për shërbime speciale korrier ekspres, ju lutem kontaktoni personat përgjegjës në cel. +355664000660 dhe/ose në recepsion +355(4)2410720, +355(4)2410 721, +355(4)2410722.
- AC ofron Shërbimin Postar Ekspres “AC Door-to-Door”, i cili mundëson marrjen, dërgimin dhe dorëzimin e letrave dhe dokumenteve nga vendodhja e dërguesit në vendodhjen e marrësit në të gjithë Shqipërinë. Ky shërbim përfshin edhe ruajtjen dhe paketimin e dërgesës.
- Koha limit e tërheqjes (apo marrjes në dorëzim) së dërgesave brenda qytetit dhe dorëzimi në të njëjtën ditë është 12:30
- Koha për tërheqjen brenda vendit deri në fund të ditës.
- Në çmim është i përfshirë “Sigurimi ndaj humbjes ose dëmtimit” nga momenti që ngarkesa është marrë në dorëzim nga AC.
- Shpërndarja realizohet brenda 24 orëve për Tiranën dhe 48 orëve për rrethet.