Aktualisht, Albania Courier (AC) është shoqëria më e madhe private me kapital tërësisht shqiptar në sektorin CEP (courier, express, parcel services / shërbime korrier, ekspres dhe pakove) me eksperiencë të suksesshme shumëvjeçare në tregun shqiptar.
RRJETI MË I MADH I SHËRBIMIT KORRIER NË SHQIPËRI Me mbi 100 zyra ku Albanian Courier mund t’ju ofrojë shërbimet e saj në të gjitha qytetet dhe qendrat e mëdha rurale në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Strategjia e AC
Suksesi shumëvjeçar i AC mbështetet në:
- Standartet, Shpejtësinë, Korrektësinë
- Stafin e specializuar dhe skuadrën tonë të madhe.
- Rrjetin e plotë edhe efikas, të shtrirë gjeografikisht në të gjithë vendin, fuqizuar nga rrjeti UnionNet.
- Sistemin dhe teknologjinë më bashkohore.
- Logjistikën e plotë, si në mjetet e transportit, në numër, ashtu edhe në llojshmëri, platformën e saj software, komunikimin e pandërprerë me të gjitha mjetet dhe kanalet).
- Realizimin e plotë, të shpejtë, të garantuar dhe të dokumentuar të çdo shërbimi, që nga marrja e porosisë e deri tek dorëzimi. (Për çdo dorëzim sigurohet: Prova e Marrjes në Dorëzim me të gjithë elementet dokumentues të dorëzimit dhe Sistemi i arshivimit i automatizuar).
Komunikimi me Klientin
- Komunikim i pandërprerë dhe shërbim i shpejtë: i drejtpërdrejtë në 100 pika të rrjetit Union Net (ku është ekspozuar Logoja e AC) në të gjithë Shqipërinë si dhe në selinë qendrore të saj: e hënë – e premte, 08:00 deri 19:00; e shtunë 08:00 – 14:00.
- Të gjitha pikat janë të pajisura me mjetet e duhura (përfshirë edhe ato transportuese) të gatshme për ofrimin e shërbimit. Falë programit software AC të instaluar në të gjithë rrjetin AC, klienti mund të kontrollojë dhe të informohet për vendodhjen, etj të shërbimit të porositur.
- Me telefon; celular dhe nëpërmjet postës elektronike të publikuar në web-in e AC.
- Objektivi kohor për tërheqjen e dërgesave nga korrierët tanë në vendodhjen tuaj është 35 min. nga koha e njoftimit.